De Bruyne, për largimin nga Chelsea: Jose më thirri në zyre dhe më tha ‘një asist, zero gola, 10 topa të fituar’

Futboll

De Bruyne, për largimin nga Chelsea: Jose më thirri në zyre dhe më tha ‘një asist, zero gola, 10 topa të fituar’

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:04
Jose Mouringo dhe Kevin De Brune

De Bruyne ka dhënë një intervistë për BBC ku ka zbuluar mënyrën e largimit nga Chelsea në janar të vitit 2014. Ai u transferua në Bundesliga te Wolfsburgu për 22 milionë euro pasi nuk bënte pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, për herë të parë ka zbuluar bisedën e vërtetë me Jose Mourinhon para se të largohej nga Chelsea për në Bundesliga te Wolfsburgu.

Ai startoi dy nga katër ndeshjet e para në Ligë në sezonin 2013/14, por më pas nuk u preferua më nga Mourinho dhe përfundoi në stol dhe zgjidhja më e mirë ishte largimi nga “Stamford Bridge”.

De Bruyne i regjistroi vetëm tri paraqitje në Premierligë gjatë dy viteve në Chelsea, derisa një sezon e kaloi i huazuar në Werder Bremen.

“Jose më thirri në zyre në dhjetor, dhe ndoshta ishte hera e dytë e ndryshimit të madh të jetës sime. Ai kishte disa letra para vetës dhe tha, ‘Një asist. Zero gola. 10 topa të fituar”, deklaroi De Bruyne.

“Mu desh një minutë për të kuptuar se çfarë donte. Më pas filloi të lexonte statistikat e lojtarëve tjerë sulmues – Willian, Oscar, Mata, Schürrle, dhe thoshte – 5 gola, 10 asiste etj…”.

“Jose priste që unë të them diçka, dhe në fund thash, ‘Por… disa nga këta djem kanë luajtur 15, 20 ndeshje. Unë kam luajtur vetëm tri. Kështu që është e vështirë, apo jo?’.

“Isha i direkt. Isha komplet i sinqertë. I thash, ‘ndihem se klubi nuk më do me të vërtetë këtu. Dua të luaj futboll, do të preferoja që të më shisje”.

Pas pothuajse një muaji, në afatin e janarit, De Bruyne iu bashkua Wolfsburgut për 22 milionë euro.

Ai shënoi 13 gola në 51 paraqitje te klubi gjerman para se të shndërrohej në lojtarin më të shtrenjtë në histori të Man City në vitin 2015.

Ai u ble për 55 milionë funte dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Sot, De Bruyne është shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe disa herë i ka treguar Jose Mourinhos se sa shumë ka gabuar me të, ashtu siç trajneri portugez gaboi me Mohames Salah e shumë e shumë të tjerë ndër vite.

Që nga viti 2015 e deri më sot, De Bruyne ka bërë 165 paraqitje për Manchester City dhe ka shënuar 40 gola. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe mbi 60 asiste për Cityn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat