Luftë deri në “frymën” e fundit, ja cila skuadër do fitojë Premier Ligën sipas Fergusonit

Futboll

Luftë deri në “frymën” e fundit, ja cila skuadër do fitojë Premier Ligën sipas Fergusonit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:40
Klubi futbollistik Liverpool

Premier Liga është në një fazë të zjarrtë ku luhet për gjithçka. Por, lufta e titullit është ajo që deri tani po tërheqë vëmendjen.

Mançester Siti dhe Liverpuli kanë një garë, e cila padyshim do të nxjerrë fituesin në javën e fundit. 85 pikët për Liverpulin dhe 84 për Sitin me një ndeshje më pak, tregojnë më së miri, situatën në këtë sezon.

 

Sir Aleks Ferguson është i bindur se titulli këtë sezon do t’i shkojë Liverpulit. Këtë gjë Ferguson nuk e ka thënë publikisht, por ia ka treguar lojtarit të Bërnlit, Fil Bardslej, i cili ka dhënë një intervistë për mediat britanike.

Ish-trajneri legjendar mendon se Siti do të lërë pikë në dy ndeshjet e vështira që ka me Totenhemin dhe me Junajtid ne transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat