Zbulohet se çka folën Salah dhe Hazard: S’ka sen prej tij, ai është i trashë

Futboll

Zbulohet se çka folën Salah dhe Hazard: S’ka sen prej tij, ai është i trashë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:04
Salah dhe Hazard

Mohamed Salah dhe Eden Hazard u kapën  nga kamerat pas përfundimit të ndeshjes Liverpool-Chelsea, me yllin belg që u tall me bashkëlojtarin e tij, Gonazalo Higuainin

Liverpooli dhe Chelsea u takuan dje në kuadër të Premier Ligës me ‘Të Kuqtë’ që fituan 2-0 në Anfield dhe vazhdojnë garën me Manchester Cityn për vendin e parë.

Në këtë takim Mo Salah shënoi një gol fantastik nga distanca, derisa Eden Hazard nuk kishte fat pasi dështoi në dy raste ta mposhte Alisson Beckerin.

Salah dhe Hazard kanë shoqëri të mirë dhe shpesh thonë fjalë të mira për njëri-tjetrin, derisa në të kaluarën kanë qenë bashkëlojtarë te Chelsea.

Pas përfundimit të ndeshjes ylli egjiptian shkoi te belgu ku u kapën nga kamerat duke qeshur, derisa anësori i Chelseat u tall me Gonzalo Higuainin.

Në videon e cila po qarkullon në Twitter dhe që është bërë virale shihen Salah dhe Hazard duke u tallur me Higuainin.

Hazard prek edhe barkun e tij me dorë kur fol për Higuainin, derisa thotë se te Chelsea argjentinasin e quajnë të trashë.

‘El Pipita’ në janar erdhi te Chelsea, por që nuk ka arritur që të lë gjurmë deri tash me fanellën e londinezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat