Juventus me një mungesë të madhe ndaj Ajaxit

Futboll

Juventus me një mungesë të madhe ndaj Ajaxit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:14
Emre Can

Massimiliano Allegri po bën llogaritë e fundit për ndeshjen e sotme ndaj Ajax për Champions League.

Mësohet se Emre Can ka humbur të gjitha mundësitë për të qenë i gatshëm të luajë në këtë ndeshje. 

“Sport Mediaset” ka zbuluar se mesfushori ka lënë përgjysmë stërvitjen e sotme të bardhezinjëve, ndërsa më pas nuk ka udhëtuar me autobus për në stadium me shokët e skuadrës, për stërvitjen e fundit.

Can u largua me një makinë private, i shoqëruar me një drejtues të klubit.

Ndërkohë Giergio Chiellini ka udhëtuar me skuadrën për stërvitjen e fundit, dhe nuk përjashtohet që të grumbullohet, pavarësisht se në listën e së hënës u la jashtë nga trajneri Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat