Reagon Leiva pas lajmeve se e ka ofenduar punëtorin me aftësi të kufizuara të Milanit

Futboll

Reagon Leiva pas lajmeve se e ka ofenduar punëtorin me aftësi të kufizuara të Milanit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:35
Lucas Leiva

Mesfushori i Lazios, Lucas Leiva, i ka mohuar lajmet se e kishte ofenduar zyrtarin për media të Milanit, i cili është me aftësi të kufizuara, pas përballjes dramatike mes dy skuadrave të shtunën, në kuadër të Serisë A.

Sipas të përditshmes italiane, El Messaggero, zyrtarët e ndeshjes e kishin vënë re një incident mes Lucas Leivas të Lazios dhe zyrtarit të Milanit për media, Egu Allevi. Këtë incident, gjyqtari e kishte futur në raportin e tij të ndeshjes.

Braziliani besohet se i kishte Allevit: “Vetëm ulu aty dhe mbylle gojën”, duke provokuar një përgjigje edhe nga Allevi, i cili kishte reaguar duke e sharë. Ky koment i Lucas Leivas ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale, për shkak se Allevi është në karrocë.

Megjithatë, Leiva ka mohuar t’i ketë thënë një gjë të tillë punëtorit të Milanit.

“Dua t’i qartësoj disa akuza që janë ngritur ndaj meje pas ndeshjes kundër Milanit, që janë të pabazuara dhe plotësisht të gabuara. Është detyra ime ta theksoj këtë gjë, pasi që unë nuk e kam keqtrajtuar askënd në dhjetë vjetët si futbollist”, ka shkruar Leiva në Twitter.

“Në një ndeshje futbolli gjithmonë të kaplojnë emocionet e garës, mund të thuash shumë gjëra. Mirëpo, unë nuk e kaloj kurrë një limit të caktuar. Duke marrë parasysh që shkollimi im është i bazuar në respekt dhe mirëkuptim, unë kurrë nuk do ta toleroja një sjellje të tillë”.

Incidenti në fjalë u raportua se ndodhi pas ndeshjes dramatike mes Milanit dhe Lazios në San Siro. Milani e fitoi ndeshjen me rezultat 1:0, mirëpo Franck Kessie, Tiemoue Bakayoko, Andrea Bertolacci, Luiz Felipe dhe Patrici rrezikojnë të ndëshkohen për një përleshje pasi ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat