Zyrtare: Dënohet lojtarët e Milanit dhe Lazios, shpëtojnë Kessie dhe Bakayoko

Futboll

Zyrtare: Dënohet lojtarët e Milanit dhe Lazios, shpëtojnë Kessie dhe Bakayoko

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:07
Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko

Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko kanë shmangur dënimet për shkak të sjelljeve pas ndeshjes me Lazion në Serie A.

Mesfushorët e Milanit kanë festuar me fanellën e Acerbit pas fitores 1-0 ndaj Lazios dhe kjo nuk iu ka pëlqyer shumë tifozëve lazial.

Lojtarët nuk do të suspendohen – pasi pamjet janë rishikuar në mënyrë retrospektive.

Kessie, nga ana tjetër, është një nga gjashtë lojtarët që do të gjobitet me 10,000 euro për shkak të përleshjes pas ndeshjes.

Andrea Bertolacci, Mateo Musacchio, Luiz Felipe dhe Patric gjithashtu do të dënohen me një shifër të tillë.

Skuadra e Milanit gjithashtu u gjobit me 10,000 euro për shkak se tifozët kanë ofenduar Simone Inzaghin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat