Barcelona apo Man Utd, Ferdinand tregon se kush kalon në gjysmëfinale - Bota Sot
Barcelona apo Man Utd, Ferdinand tregon se kush kalon në gjysmëfinale

Futboll

Barcelona apo Man Utd, Ferdinand tregon se kush kalon në gjysmëfinale

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:26
Rio Ferdinand

Barcelona dhe Manchester United do ta zhvillojnë sot (e marte) përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat,1:0, gjersa Manchester United do të tentojë sonte që ta barazojë ose ta përmbys rezultatin.

Rio Ferdinand është deklaruar para ndeshjes, duke thënë se ai beson që ish-skuadra e tij do të kalojë tutje.

“Nëse doni të fitoni turnetë si kjo dhe të jeni të suksesshëm, besimi për të shënuar gola duhet të jetë i madh për të gjithë”, tha fillimisht Ferdinand.

“Zemra ime thotë se ekipi i Manchester United mundet ta kalojë këtë sfidë, por varet shumë edhe nga Lionel Messi. Ai është i mrekullueshëm dhe mund ta vendosë lojën.

“Mund të jetë 1-0 për Man Utd dhe pastaj do të shkojmë në penallti.”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...