U raportua se Berisha nuk do të luaj deri në fund të sezonit, ja çka thotë ai

Futboll

U raportua se Berisha nuk do të luaj deri në fund të sezonit, ja çka thotë ai

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:37
Valon Berisha

Mediumet të hënën raportuan se Valon Berisha i është nënshtuar operimit dhe nuk do të mund të luaj deri në përfundim te sezonit.

Sido qoftë, mesfushori i Lazios në një prononcim ekskluzive për Indeksonline e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

“Jo unë nuk jam operuar në gju. Njëherë nuk jam duke menduar për operim. Jam duke kërkuar që në një mënyrë tjetër të largoj problemin dhe të kthehem sa më shpejtë” u shpreh Berisha.

Mesfushori kosovar nuk ka luajtur që dy muaj me Lazion për shkak të këtij lëndimi.

Ai i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat