Gafa e rëndë e Federatës Shqiptare, Kosova është në… Serbi

Futboll

Gafa e rëndë e Federatës Shqiptare, Kosova është në… Serbi

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:41
Gafa e rëndë e Federatës Shqiptare, Kosova është në… Serbi

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme për vitin 2019 e mbajtur dje në kryeqytet miratoi ndryshime të rëndësishme që kanë të bëjnë me statutin, Kodin e Disiplinës, atë të Etikës apo edhe për statusin e lojtarit. Jo vetëm kaq, por janë bërë përjashtime dhe shtime të anëtarëve, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gafat.

Në këtë Asamble, të gjithë të pranishmëve u është dhënë një bllok axhende për vitin 2019 nga FSHF, ndërkohë që një hartë e të gjithë Europës ishte stampuar në fillimin e bllokut, shkruan panoramasport.

HARTA NË BLLOKUN E FSHF-së

I çuditshëm është fakti që në këtë hartë, nuk ekziston shteti i Kosovës dhe territori i saj i është shtuar Serbisë. Një gafë e rëndë nga ana e drejtuesve të FSHF-së, të cilët nuk iu kanë dhënë rëndësi detajeve, duke printuar hartën e gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat