Po shkëlqen me Ajaxin, Neres kërkohet nga Arsenali

Futboll

Po shkëlqen me Ajaxin, Neres kërkohet nga Arsenali

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:46
David Neres

Futbollisti brazilian mund të largohet nga Ajaxi në verë.

Ashtu si shumica e futbollistëve të Ajaxit edhe David Neres është duke mahnitur këtë stinor.

Për brazilianin ka shumë klube të interesuara dhe sipas medieve holandeze, së fundmi në garë për të është futur Arsenali, që ka dërguar skautë për ta përcjellur nga afër në ndeshjen e sotme që Ajaxi e luan përballë Juventusit në Torino.

Në rast se Neres largohet këtë verë nga skuadra e Ajaxit, atëherë klubet që duan ta blejnë duhet të paguajnë 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat