‘Çartet’ Guardiola në konferencën për shtyp: Jo, nuk kam ardhur këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve!

Futboll

‘Çartet’ Guardiola në konferencën për shtyp: Jo, nuk kam ardhur këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:05
Pep Guardiola

Pep Guardiola thotë se triumfi i Ligës së Kampionëve do të ishte i zbehtë nëse klubi nuk fiton një tjetër titull të Premier Ligës.

Manchester City e mirëpret Tottenhamin, në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në mbrëmjen e së mërkurës, ku do të përpiqet të përmbysë rezultatin 1-0 dhe të kalojë në gjysmëfinale.

Pep Guardiola thekson se ai nuk ka ardhur në Manchester City për ta fituar Ligën e Kampionëve – por ka ardhur për të aplikuar një lojë të mirë, gjë që ai e ka arritur.

“Unë e di që njerëzit thonë që kam ardhur këtu për të fituar Ligën e Kampionëve, por unë nuk kam ardhur këtu për të fituar Ligën e Kampionëve, sinqerisht”, tha Guardiola në prag të ndeshjes së dytë kundër Spurs.

“Unë erdha këtu për të luajtur në mënyrën sesi ekipi im ka luajtur në 20 muajt e fundit. Prandaj erdha këtu – për të luajtur mënyrën se si dua të luaj dhe natyrisht që dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Isha në një klub të madh në Bayern Munich dhe pas tre sezonesh kam fituar absolutisht çdo gjë përveç Ligës së Kampionëve. Ishte një dështim i madh. Çfarë mund të them, e pranoj këtë, e di këtë. Unë duhet të jetoj me këtë, por nuk është një problem i madh.

“Shumë klube të mëdha nuk janë këtu tani në çerekfinale, prandaj ajo që është e rëndësishme është se si i trajtoni gjërat për 11 muaj. Ajo që duhet të bëjmë nesër është që të japim zemrën në fushë dhe pastaj të shohim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat