Van Basten parashikon rezultatin e Juventus-Ajax, tregon edhe kush shënon

Futboll

Van Basten parashikon rezultatin e Juventus-Ajax, tregon edhe kush shënon

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:10
Marco Van Basten

Ish-lojtari i Ajax-it, Marco Van Basten, foli në një intervistë me “Il Corriere di Torino” për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Juventusin, që do të luhet sonte, prej orës 21:00 në stadiumin “Allianz”: 

"Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajax japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”. 

Ish-legjenda e Milanit, është ndalur edhe te gara që zhvillohet në Serie A, aktualisht: “Ka një dallim shumë të madh pikësh midis vendit të parë dhe të dytë. Kampionati që përfundon kaq herët, nuk është zbavitës.

Ekipet e tjera duhet të fillojnë të bëjnë diçka".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat