Nuk paguajmë asnjë qindarkë për Salan!

Futboll

Nuk paguajmë asnjë qindarkë për Salan!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:54
Nuk paguajmë asnjë qindarkë për Salan!

Me 21 janari futbollisti Emiliano Sala gjeti vdekjen gjatë një fluturimi me avion nga Franca për në Uells.  Sulmuesi i Nantes kishte arritur marrëveshjen për të kaluar tek Cardiff, por u rikthye në Nantes për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës, ku më pas u rrëzua me avion në Kanalin e La Mansit.

Cardiff duhet të paguante 15 milionë euro, +5 të tjera në formën e bonuseve tek klubi francez, por deri tani kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Në total janë 23.2 milionë euro që duhet të kalojnë tek Nantes, por deri tani nuk ka ndodhur dhe çështja ka kaluar në FIFA. Cardiff iu drejtua po FIFA-s me një qëndrim zyrtar ku i bënte të ditur se regjistrimi zyrtar i blerjes së Sala nuk ishte bërë për këtë, ata nuk do kanë ndër mend të paguajnë asnjë qindarkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat