Nesër FSHF prezanton përzgjedhësin e ri të Shqipërisë!

Futboll

Nesër FSHF prezanton përzgjedhësin e ri të Shqipërisë!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:14
Nesër FSHF prezanton përzgjedhësin e ri të Shqipërisë!

Edoardo Reja do të marrë drejtimin e Shqipërisë me një kontratë që do ta lidhë për 1 vit, duke përfituar një rrogë më të lartë se ajo e Christian Panuccit. Në fakt, flitet për 25 mijë euro në muaj. Pasi presidenti Duka ka negociuar gjatë, nuk ka mundur të ulë kërkesën e trajnerit italian që donte më shumë se sa paraardhësi i tij, Panucci. "Telesport" mëson se përpara se të merrte drejtimin e Shqipërisë, Edoardo Reja është kontaktuar edhe nga një tjetër kombëtare. Bëhet fjalë për Slloveninë që disa herë ka provuar ta marrë në stol, që pas vitit 2016. Reja do të zyrtarizohet dhe prezantohet ditën e nëserme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat