Shorti i gjysmëfinaleve, Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana    - Bota Sot
Shorti i gjysmëfinaleve, Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana   

Futboll

Shorti i gjysmëfinaleve, Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana   

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:17
Shorti i gjysmëfinaleve, Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana   

U hodh në Federatën Shqiptare të Futbollit shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Golat përcaktuan këto çifte: Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana. Ndeshjet e vajtjes do të zhvillohen më 24 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 maj. Finalja e madhe pritet të zhvillohet datën 2 qershor.

Verdikti i shortit ishte vërtet interesant, pasi shmang paragjykimet për aleanca të mundshme në funksion të objektivave në kampionat. Kukësi dhe Skënderbeu në njëfarë mënyrë i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin dhe duan me çdo kusht të fitojnë trofe. E në këtë kontekst, asnjërës palë i i leverdis të lëshojë në Kupë.

Edhe në çiftin tjetër, Luftëtari-Tirana, parashikohet rivalitet i fortë, aq më tepër që të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë dhe janë thuajse në të njëjtat pozita. Gjithsesi, gjirokastritët e kanë një epërsi të lehtë jo vetëm nga pikët, por edhe për faktin që do të marrin tri pikët në tavolinë në javën e 34-t, për ndeshjen me Kamzën, ndërsa në javën e 31-të do t’i presin bardheblutë edhe në sfidën e kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...