Statistika e frikshme që po ‘tremb’ Manchesterin para ndeshjes ndaj Barcelonës

Futboll

Statistika e frikshme që po ‘tremb’ Manchesterin para ndeshjes ndaj Barcelonës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Skuadra e Barcelonës sonte do të jetë nikoqire e skuadrës angleze, Manchester United, në ndeshjen e cila do të përcaktoj njërin nga gjysmëfinalistet e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Old Trafford’’, Barcelona arriti një fitore minimale 0-1, falë një autogoli nga Luke Shaw.

Ndërsa sonte pritet të jetë një ndeshje tejet interesante, për faktin se Barcelona ka epërsinë e terrenit por edhe atë të golit si musafirë nga ndeshja e kaluar, ndërsa Manchesteri do të kërkojë befasinë e radhës, pas asaj që e shkaktojë ndaj Paris Saint-Germainit.

Por, nëse bazohemi në statistikat nga ndeshjet e kaluara që Barcelona i ka zhvilluar në “Camp Nou” atëherë Manchester United duhet të këtë frikë sonte.

Barcelona ka pësuar vetëm një humbje që nga viti 2010 në Ligën e Kampionëve në ndeshjet si vendas, nga 51 ndeshje ka shënuar 42 fitore, 8 barazime dhe vetëm një humbje.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Manchester United zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat