Sa shtrenjtë do të paguanit për ta parë Lionel Messin?

Futboll

Sa shtrenjtë do të paguanit për ta parë Lionel Messin?

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:10
Leo Messi

Për shumë tifozë futbolli, mundësia për ta parë ekipin e tyre duke u përballur me Barcelonën në Camp Nou është ëndërr e madhe.

Ama mos prisni që kjo ëndërr të kushtojë lirë. Kushdo qoftë, Barcelona, Madridi, Londra apo Parisi, kostoja e futbollit dhe çmimet e biletave në veçanti, janë duke u kritikuar seç herë e më shumë.

Sot, Manchester Unitedi e viziton Barcelonën për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshjen e parë e ka humbur 1:0 javën e kaluar në Old Trafford.

Këto dy klube u përfshinë në një zënkë për çmimet e biletave menjëherë pas shortit për çerekfinale muajin e kaluar, me Unitedin që u zemërua përse tifozëve të tij i është kërkuar t’i paguajnë 118 euro, duke mohuar se ata përsëri janë subjekt i çmimeve të rritura të biletave nga klubi nikoqir.

Në një komunikatë për media, Unitedi konfirmoi se e kishte marrë vendimin e vështirë për t’i detyruar tifozët e Barcelonës ta paguajnë çmimin e njëjtë dhe jo atë normal (86).

United tha se 32 eurot shtesë do t’i përdorte për subvencionuar përkrahësit e vet që udhëtojnë drejt Spanjës për ndeshjen e kthimit, siç kishte bërë për ndeshje me Valencian në fazën grupore. Barça ia ka dhënë Unitedit 4.160 bileta për këtë ndeshje.

Biletat për këtë ndeshje janë shitur deri më 12 prill në faqen zyrtare të Barcelonës, me biletën më të lirë 159€, dhe më të shtrenjtën 3.290€. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat