“Liverpooli është ekipi më i mirë në botë… nganjëherë!”

Futboll

“Liverpooli është ekipi më i mirë në botë… nganjëherë!”

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:41
Futbollistet e Liverpoolit

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, e ka lartësuar Liverpoolin duke e vlerësuar atë si ekipin më të mirë në botë, edhe pse vetëm nganjëherë, por beson se skuadra e tij ka mundësi t’i mposhtë të kuqtë në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli udhëheq 2:0 nga ndeshja e parë në Anfield dhe është favorit i fortë për të kaluar në gjysmëfinale, ku përballë do ta kishte fituesin e çerekfinales tjetër mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Sezonin e kaluar, Porto humbi 5:0 nga skuadra e Jurgen Kloppit në 1/8 e finales, dhe po ashtu asnjëherë nuk ka qenë në gjendje ta rikthejë rezultatin kur ka humbur ndeshjen e parë me dy gola dallim në këtë garë.

Conceicao e pranon se do të përballet me një test shumë të vështirë, por këmbëngul se do të luftojë kokë me kokë me pesë herë kampionin e Evropës.

“Nuk ka motivim më të madh se të garosh në çerekfinale dhe të bësh rikthim historik. Më pëlqen mënyra si luan Liverpooli. Nganjëherë, ai është ekipi më i mirë në botë”, tha Conceicao.

“Duket ta rikthejmë një disavantazh prej dy golave kundër një ekipi shumë të fortë, i cili është i shpejtë në kundërsulme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat