Juventusi e synon gjysmëfinalen e tretë në pesë vitet e fundit në Champions ndaj Ajaxit

Futboll

Juventusi e synon gjysmëfinalen e tretë në pesë vitet e fundit në Champions ndaj Ajaxit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 20:12
Ronaldo

Juventusi është në kërkim të gjysmëfinales së tretë në pesë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve sonte kundër Ajaxit.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në Allianz Stadium për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 1:1, raporton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo shënoi golin hapes në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, por David Neres e barazoi rezultatin herët në pjesën e dytë.

Juve kalon tutje edhe me një barazim pa gola, ndërsa Ajaxi do të shkonte tutje me çfarëdo barazimi me dy gola e lart. Fitorja me çfarëdo rezultati nga cila do skuadër nënkupton kualifikim për fituesin.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat