Capello: Juventus mori fund pas atij momenti

Futboll

Capello: Juventus mori fund pas atij momenti

Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:17
Fabio Capello

Ish-trajneri i Juventu s-it, Fabio Capello, ka komentuar eliminimin e Juventus nga Champions League për "Sky Sport". 

"Kam parë një Juventus të mirë në pjesën e parë, që ka luajtur si Ajax-i. Fatkeqësisht, ashtu siç ndodhi në Amsterdam, goli i barazimit erdhi shumë shpejt. Nga ai moment, Juventus u shpërbë. Nuk ka patur të njëjtin ritëm dhe të njëjtën vendosmëri", ka thënë Capello. 

"Ajax-i ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk e ka lejuar Juventus-in të shkojë në zonën e rreptësisë dhe ka luajtur një futboll të mrekullueshëm kur ka pasur topin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat