Mamaja e Kean: Nuk e harroj atë që kanë bërë për ne, tani...

Futboll

Mamaja e Kean: Nuk e harroj atë që kanë bërë për ne, tani...

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:28
Moise Kean

Isabelle Kean, mamaja e futbollistit të ri të Juventus-it, Moise Kean, nuk e ka harruar pritjen që i kanë bërë në Itali dhe ka deklaruar për "La Stampa" se do ta kthejë nderin që i është bërë duke ndihmuar ata që janë në vështirësi. 

"Dua të kthej ndihmën që kam marrë unë dhe fëmijët e mi në  të kaluarën. Kemi patur nevojë për shumë ndihmë dhe unë nuk e harroj. Dua të kthej nderin. Jam e lumtur dhe e emocionuar nga fakti se mund të ndihmoj një qytet që e dua shumë. Ka një fjalë të urtë që thotë: mos harro kurrë nga ke ardhur", ka thënë Isabelle. 

Mamaja e Moise punon aktualisht me një fondacion që ndihmon gratë që shkojnë në Itali me fëmijë nën moshë dhe që nuk kanë një vend ku mund të shkojnë. Isabelle u nis nga Bregu i Fildishtë në 1990-ën, djemtë e saj, Giovanni dhe Moise, kanë lindur në Itali dhe janë rritur në Asti. 

"Shumë të huaj që vijnë kanë frikë se mos shfrytëzohen. Do të ishte bukur sikur ata që kanë ardhur këtu dhe kanë ndërtuar një jetë të shkonin në ndihmë të atyre që janë të detyruar të nisin gjithçka nga e para", ka thënë gruaja me rastin e një evenimenti për bamirësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat