341 milionët e Juventusit që u turpëruan nga Ajaxi

Futboll

341 milionët e Juventusit që u turpëruan nga Ajaxi

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:29
Ajax vs Juventus

Ajax është duke shkaktuar befasi në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Pasi e eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales, Ajax e ka eliminuar edhe Juventusin.

Skuadra holandeze kishte mbetur 1 me 1 me ‘Zonjën e Vjetër’ në Holandë, gjersa mbrëmë (e marte), fitoi 1 me 2 në ‘Allianz Stadium'.

Juventus fillimisht kaloi në epërsisë nëpërmjet Cristiano Ronaldos, gjersa të gjithë menduan se po përfundonte ndeshja para kohe.

Por, Ajax arriti që ta barazoi rezultatin dhe më vonë edhe të përmbys, duke i lënë të gjithë të befasuar.

341 milionë eurot (aq sa vlen në total skuadra) e Juventusit nuk arritën ta eliminojnë një skuadër që në verë do të shpërndahet, pasi Frenkie de Jong do të kalojë te Barcelona, gjersa atij mund t’i bashkohet edhe Matthijs de Ligt, ndërsa Hakim Ziyech është bërë cak i shumë skuadrave evropiane së bashku me David Neres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat