Trajneri i Ajaxit jep lajmin e keq pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Trajneri i Ajaxit jep lajmin e keq pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:35
Ajaxi

Përpara fitores së famshme të Ajaxit ndaj Juventusit, trajneri i klubit, Erik ten Hag pranoi më parë këtë javë se ka zero shanse që kapiteni të qëndrojë në klub këtë verë.

Mbrojtësi 19 vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të mira dhe shumë klube evropiane kanë kërkuar shërbimet e tij.

Dhe gjigandët spanjollë, Real Madrid dhe Juventus janë të favoritët për ta transferuar De Ligtin, përkundër interesit nga Bayern Munich, Manchester City dhe Juventus.

‘Ka zero shanse që Matthijs de Ligt të qëndrojë në Ajax,’ tha Ten Hag për Zeitung.

“Ka shumë klube të interesuara për të. Ai do të na lë këtë verë, por nuk e di nëse ai do të bashkohet me Bayernin apo Barcelonën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat