Valverde: Jemi me fat që kemi Messin, shfaqet gjithmonë në momentet e vështira

Futboll

Valverde: Jemi me fat që kemi Messin, shfaqet gjithmonë në momentet e vështira

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:29
Foto

Në fjalën e tij ai i thuri elozhe Lionel Messit, i cili shënoi dy golat e parë mbrëmjen e djeshme, në fitoren e pastër 3-0 ndaj Manchester United.

 “Leo shfaqet gjithmonë në momentet e vështira dhe udhëheq skuadrën. Jemi me fat që e kemi një lojtar të tillë, por çfarë pretendoni, që t’u kërkojmë falje, sepse kemi Messin në skuadër?

Të gjithë bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe e merituam kualifikimin. Duhet ta kishim nisur më të kujdesshëm ndeshjen, por e kuptuam shumë shpejt gabimin. Jam i kënaqur për këtë kualifikim”, tha tekniku Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat