Mourinho gjeti kualifikimin e Ajaxit, por gaboi për ish-ekipin e tij

Futboll

Mourinho gjeti kualifikimin e Ajaxit, por gaboi për ish-ekipin e tij

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:03
Jose Mourinho

Para se të luheshin mbrëmjen e djeshme ndeshjet e kthimit çerekfinale të Championsit, Juventus-Ajax dhe Barcelona-Manchester United, Jose Mourinho bëri parashikimin e tij.

I intervistuar nga “Russia Today” në prag të këtyre takimeve, tekniku portugez tha se të gjithë duhet të ishin gati për të pritur befasi.

 “Mendoj se Ajaxi është ekipi i vetëm që në këtë fazë nuk është i përfshirë fare nga presioni për të marrë një rezultat”, tha fillimisht “special one”.

“Juventus dhe Barcelona fillojnë me një avantazh të lehtë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Por, nuk do të surprizohem nëse të dy këto skuadra eliminohen nga Manchester United dhe Ajax.

Askush nuk e mendonte se Ajaxi kishte shanse për të fituar Champions League, por tani ata kanë ende shanse.

Eksperiencë? Tani ata janë një ekip më i mirë se dy vite më parë. Në ekip kanë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Padyshim që Juventus është një sfidë e madhe për ta, por mund t’ia dalin”, parashikoi Mourinho.

Dhe Ajaxi ia doli ndaj Juventusit, duke fituar 2-1 në Torino dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Edhe pse mund të quhet surprizë, Mourinho e ka gjetur kualifikimin e Ajaxit, por ka gabuar te parashikimi për Manchester United, pasi ish-skuadra e tij u eliminua nga Barcelona, e cila fitoi pastër 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat