Solskjaer parashikon fituesin e titullit të Ligës së Kampionëve

Futboll

Solskjaer parashikon fituesin e titullit të Ligës së Kampionëve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:17
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka parashikuar se Barcelona do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi katalonasit i eliminuan “Djajtë e kuq” në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u godit nga Barcelona në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi dy golat e Lionel Messit ndikuan që “Blaugranët” ta fitojnë ndeshjen me rezultat 3:0.

Në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje shënoi edhe Philippe Coutinho. Ky rezultoi të jetë goli i fundit në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:0 të Barcelonës, që vazhdon ta ëndërrojë tripletën këtë sezon.

Kur u pyet për gjasat e Barcelonës, që do të përballet me Liverpoolin ose Porton në gjysmëfinale, për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, Solskjaer tha se katalonasit janë favoritë.

“Me cilësinë që e kanë në pjesën e sulmit të skuadrës – Ata e kanë Ousmane Dembelen e Malcomin që mund t’i inkuadrojnë aty – nuk do të bëja bast kundër tyre, edhe pse unë nuk vë baste fare”, është shprehur Solskjaer.

“Por, për mua, ata janë favoritë për ta fituar të gjithë turneun”.

Tani që ëndrrat për triumf në Evropë iu shuan, Manchester Unitedi do të përqendrohet që ta zë një vend në top katërshen e Premierligës. Të dielën ata do të përballen me Evertonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat