Pas eleminimit nga Champions, vjen një lajm bombë për Juventusin

Futboll

Pas eleminimit nga Champions, vjen një lajm bombë për Juventusin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Drejtori sportiv i bardhezinjëve, Fabio Paratici është takuar me agjentin Jorge Mendes, me të cilin në qendër të bisedës ka qenë sulmuesi i Benfica, Joao Felix.

Juventus interesohet për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, duke kaluar konkurrencën e Manchester United, Real Madridit dhe Barcelonës, vetëm nga marrëdhënia e mirë që kanë me agjentin portugez, që pas operacionit “Ronaldo”.

Mediet në Itali kanë zbuluar se në bisedën e tyre Paratici i ka kërkuar agjentit Mendes që të përpiqet me çdo kusht që të bindë Benfican që ta lërë yllin e tyre të largohet për më pak se 120 milionë euro, që përkon me klauzolën e Felix.

Te Juventus janë të gatshëm që të shpenzojmë për pasuesin e Cristiano Ronaldo, mirëpo kanë ofruar deri në 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat