Chelsea e gjen zëvendësuesin e Eden Hazard

Futboll

Chelsea e gjen zëvendësuesin e Eden Hazard

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:49
Eden Hazard

Chelsea është në dijeni se do ta humbet Eden Hazardin.

Eden Hazard  po transferohet te Real Madrid, gjersa Chelsea ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Skuadra londineze duket se e ka gjetur zëvendësuesin e belgut, por që duhet paguar 70 milionë euro.

Chelsea është duke tentuar ta transferojë Nicolas Pepes nga Lille.

Skuadra franceze e di se nuk mund ta mbajë lojtarin në skuadër, andaj është duke e kërkuar shumën e majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat