Ferguson për Messin: Tashmë është më i miri

Futboll

Ferguson për Messin: Tashmë është më i miri

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:29
Messi, Ferguson

Sir Alex Ferguson ka folur pas eliminimit të Manchester United nga Barcelona.

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka komentuar eliminimin e skuadrës së zemrës dhe njëkohësisht ka dhënë një mendim rreth Lionel Messit.

Legjenda skoceze ka thënë se argjentinasi është aktualisht më i mirë në histori.

“Këtë Messi që e pashë para 10 vitesh ishte rrugës për t’u bërë më i miri, Messin që e pashë sot është tashmë më i miri”, ka thënë Ferguson.

“Ai ishte i magjishëm dhe vështirë të ndalet një lojtar me një talent të tillë”, ka shtuar më tej legjenda e Manchester United./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat