Sarri do të shkarkohet, ja kë e kërkon Chelsea në vend të tij

Futboll

Sarri do të shkarkohet, ja kë e kërkon Chelsea në vend të tij

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:25
Maurizio Sarri

Klubi anglez do të bëjë një tjetër ndryshim në stolin e trajnerit.

Chelsea assesi të rehatohet me trajnerët. Është pritur që Maurizio Sarri të ishte njeriu i cili do të sillte ndryshim te Blutë, por as italiani nuk ka bindur deri më tani, madje ai është pranë shkarkimit.

Ecuria e dobët këtë stinor në Premier Ligë, me Chelsean që rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve por edhe loja jo bindëse e skuadrës, kanë shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për një ndryshim tjetër.

Sarri me gjasë do të largohet me t’u mbyllur sezoni dhe sipas medieve angleze, Chelsea tashmë e ka gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e Watfordit, Javi Gracia, i cili ka bërë punë shumë të mirë me këtë skuadër. Nën drejtimin e spanjollit, Watfordi ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës FA këtë stinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat