Napoli ndryshon “fytyrë”, pjesë e revolucionit edhe Hysaj

Futboll

Napoli ndryshon “fytyrë”, pjesë e revolucionit edhe Hysaj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:23
Elseid Hysaj

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zyrtarizoi marrëveshjen me sponsorin ri, duke e cilësuar bashkëpunimin me “Adidas” si një marrëdhënie të konsoliduar, pasi katër lojtarë të të kaltërve ndërruan sponsorin teknik.

Lorenzo Insigne ndryshoi sponsor duke u veshur me “Adidas” në maj të vitit 2018 dhe këtë linjë kanë ndjekur edhe katër lojtarë të tjerë.

Elseid Hysaj, Simone Verdi, Amin Younes dhe David Ospina kanë ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë “Kappa”, duke lidhur një marrëveshje të re me gjigantin gjerman të veshjeve.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme, që pason atë të Lorenzo Insigne dhe të katër lojtarëve të tjerë konsolidon bashkëpunimin me ‘Adidas’, tha presidenti De Laurentiis.

Më tej presidenti napolitan shtoi se kjo marrëveshje vjen në vrazhdën e përpjekjeve për të forcuar dhe zgjeruar imazhin e klubit dhe lojtarëve në treg global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat