Diego Costan e pret burgu, i del një problem i radhës

Futboll

Diego Costan e pret burgu, i del një problem i radhës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:40
Diego Costa

Agjensia Tatimore ka paraqitur ankesë në Prokurori ndaj Diego Costës për shmangie tatimore. Sulmuesi spanjoll dyshohet se ka fshehur 1,117,272 euro gjatë vitit 2014.

Sipas të dhënave nga kontrolli tatimor, Costa ka fshehur të ardhurat nga kontrata e sponsorizimit me Adidas që ai nënshkroi pak para se të shkonte në Chelsea.

Në rast se dyshimet bëhen konkrete, nuk përjashtohet që ylli i Atletico Madrid të përfundojë në burg. Shpejt pritet të ngritet aktakuzë ndaj tij për këtë akuzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat