Vardari do të dënohet

Futboll

Vardari do të dënohet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:54
Vardari do të dënohet

FFM ngriti procedurë disiplinore kundër Vardarit për shkak të “Komitëve”, ja masat e mundshme të dënimit

Komisioni disiplinior pranë FFMV-së ka ngritur procedurë kundër klubit të futbollit Vardar nga Shkupi, për shkak të thirrjeve raciste, hedhjeve të sendeve të ndryshme në fushë dhe goditjes së mbrojtësi Murati në kokë nga ana e tifozëve të tyre Komiti në ndeshjen ndaj Shkëndijës, në deerbin e javës së 28-të në ligën e parë, luajtur të dielën e kaluar.

Vardari do të dënohet, megjithatë nuk dihen se cilët do të jenë masat e sanksionimit. Siç mëson Lajm janë të mundshme të gjitha variantet e dënimit që nga dënimi në të holla e deri te suspendimi i terrenit dhe luajtja pa tifozë në terren vendës.

Vendimi përfundimtar për dënimin e Vardarit do të merret javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat