Salah kërkon transferimin nga Liverpuli?

Futboll

Salah kërkon transferimin nga Liverpuli?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:29
Mohammed Salah

Futbollisti egjiptian Mohammed Salah duket se nuk është i kënaqur me Liverpulin, sipas mediave spanjolle.

"AS" ka publikuar lajmin për grindjen e Salah dhe menaxherit të klubit Jurgen Klopp, para ndeshjes së mbrëmshme kundër Portos në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.

Salah thuhet se ka shprehur pakënaqësi me statusin e tij në klub dhe i zbuloi Klopp se dëshiron të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar të verës, dhe "AS" ka mësuar se bëhet fjalë për Real Madridin.

Ishte shumë e vështirë për shumë njerëz që të besonin në thashetheme të tilla, dhe spekulimet për pakënaqësinë e Salahut u ndërprenë nga agjenti i tij Rami Abas.

Ai shkroi në Twitter se portali spanjoll po merret me informacione të pasakta.

Salah vitin e kaluar ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Liverpulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat