Dybala i lënduar do të humbasë ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Interit

Futboll

Dybala i lënduar do të humbasë ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Interit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:44
Paolo Dybala

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në yllin argjentinas për të paktën dy ndeshjet e radhës.

Lëndimet nuk po i ndahen Juventusit. Pas mungesave të disa prej yjeve kryesorë, tani është lënduar edhe Paulo Dybala.

Dy ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku humbi nga Ajax, Allegri ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Argjentinasi u lëndua në sfidën e së martës dhe pas testeve të kryera është konstatuar që do të mungojë për një kohë më të gjatë.

Kësisoj, Dybala do të humbasë sfidat në kampionat kundër Fiorentinës dhe Interit, por nuk dihet ende se kur do të kthehet saktësisht.

Dybala ka pasur një sezon shumë të keq me Juventusin, ku ka realizuar vetëm pesë gola në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat