A është e mundur kjo për Xherdan Shaqirin...

Futboll

A është e mundur kjo për Xherdan Shaqirin...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:08
A është e mundur kjo për Xherdan Shaqirin...

A është e mundur që ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që nga fundi i janarit mos të shoh më fushën si lojtar titullar dhe as si zëvendëses në ndeshjet zyrtare qoftë në Premier League qoftë në Champions League. Të gjithë shpresonim se kundër Portos do të paraqitet të paktën disa minuta, edhe aty nuk luajti dhe mbeti në bankë tërë kohën apo si thuhet në zhargonin sportiv: E ngrohu bankën!  Trajneri Jurgen Klopp, për situatën e Shaqirit është pyetur pas ndeshjes që Liverpool e fitoi 1:4 ndaj Portos në udhëtim, për të prerë biletën për në gjysmëfinalen e Champions League. 
“Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë“, ka deklaruar Klopp. Sërish një deklaratë interesante e Kloppit! Por, a do të luajë Shaqiri të dielën e fundjavës kundër Cardiffit? A do të ngroh dielli për të? Mbetet të shihet gjithçka të dielën e fundjavës në orën 17.00. Fundja, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, reprezentuesi i Zvicrës është prej lojtarëve më të mirë, por ka dy muaj e gjysmë që është jashtë përbërjes së parë, megjithatë këtë e di më së miri trajneri Klopp pse ka mbetur jashtë dhe sigurisht se e ruan për ndeshjet më vendimtare!!!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat