Katër vëllezërit Hazard, edhe dy të tjerë drejt Chelsea

Futboll

Katër vëllezërit Hazard, edhe dy të tjerë drejt Chelsea

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:34
Eden Hazard

Eden Hazard po bëhet gati të mbyllë sezonin e tij të fundit për të plotësuar ëndrrën e tij, kalimin tek Real Madridi.

Ndonëse për 28-vjeçarin është projektuar sezoni i fundit në Londër, ndryshe ndodh me vëllanë e tretë Kylian, i cili është në pronësi të Chelsea, por është lënë në huazim te Cercle Brugge.

Media belge “HLN” ka bërë me dije se 23-vjeçari do të rikthehet në Londër në fund të sezonit sepse ka këputur një muskul. Kylian ka edhe një sezon kontratë me ‘blutë’ dhe sezonin e ardhshëm do të përpiqet të bindë klubin që të rinovojë kontratën.

Kujtojmë që është edhe vëllai i dytë, Thorgan Hazard (26 vjeç), i cili ka qenë tek Chelsea përgjatë viteve 2012-2015, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë dhe u shit për 8 milionë euro tek Borussia Monchegladbach.

Historia nuk përfundon këtu, familja Hazard ka katër djem, më i vogli është Ethan, 15 vjeç, edhe ky futbollist. Vëllai i fundit i Eden synon që edhe ai të kalojë tek Chelsea në fund të këtij sezoni, ku mund të rritet edhe më shumë si futbollist.

Në një intervistë, Kylian tha se vendimi që do të marrë Hazard për të ardhmen nuk do të ndikojë tek ai, madje shtoi se ata nuk flasin asnjëherë për tema të tilla, sepse vendimi i tij, i përket vetëm Edenit.

Ndërkohë Thorgan nuk i fshehu lavdërimet për vëllanë e tretë, Kylian duke thënë: “Ai është i shpejtë dhe driblon shumë mirë, ai ka gjuajtjen më të mirë nga ne të tre. Ai vetëm duhet të punojë fort dhe t’i bindet trajnerit, po rritet dita ditës.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat