Giroud bën atë që ka bërë vetëm Lionel Messi këtë sezon

Futboll

Giroud bën atë që ka bërë vetëm Lionel Messi këtë sezon

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:32
Giroud dhe Messi

Sulmuei francez, Olivier Giroud, ka regjistruar një rekord që ka arritur ta bëjë vetëm Lionel Messi gjatë këtij edicioni.

Anëtari i Chelsea ishte startues në ndeshjen që Chelsea e luajti kundër Slavia Prague, dhe arriti të gjente rrugën e golit.

Me këtë gol, ai është bërë lojtari i vetëm krahas Lionel Messi që ka shënuar 10+ gola në garat evropiane këtë edicion.

32 vjeçari ka pasur momente të vështira me skuadrën në kuadër të Premierligës, duke shënuar vetëm pesë gola që kur kaloi në ‘Stamford Bridge’.

Fytyrë krejtësisht tjetër e francezit është parë në kuadër të Ligës së Evropës, ku ka qenë konkretizues i shkëlqyer.

Në rast se Giroud arrin ta kalojë Messin me numrin e golave të shënuar në Evropë, do të ishte rekord i madh për të, edhe pse Liga e Evropës është sekondare krahasuar me Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat