Barça gati të rinovojë me Messi-n: Ai vazhdon të përmirësohet

Futboll

Barça gati të rinovojë me Messi-n: Ai vazhdon të përmirësohet

Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:03
Lionel Messi

FC Barcelona kërkon të rinovojë me yllin e skuadrës Lionel Messi-n. Kontrata aktuale e numrit 10 skadon në vitin 2021. 

“Jam i sigurt që ai do të vazhdojë për shumë vite të tjera në nivele të larta,” është shprehur presidenti Josep Maria Bartomeu në një intervistë me gjermanene Suddeutsche Zeitung.

“Ai është i pabesueshëm dhe vazhdon të përmirësohet,” vijon presidenti. Edhe 31-vjeçari ndihet mirë te klubi katalanas. 

“Kur të vendosë që të mos luajë më futboll, ai do të ketë një rol drejtuesi te Barcelona,” thotë Bartomeu për të ardhmen e largët të argjentinasit. 

“Klauzola e lirimit? Mendoj se është 700 milionë euro,” zbulon presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat