Tre gishtat provokues! 

Futboll

Tre gishtat provokues! 

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Në rolin e mysafirit të emisionit “E poi c'è Cattelan”, Antonio Conte dha një intervistë të bukur. Duke pasur parasysh disa parashikime për të ardhmen e tij, ish-trajneri i Chelsea komentoi edhe gjestin me tre gishta, të bërë nga Jose Mourinho në fund të ndeshjes së fituar nga Manchester United kundër Juventusit.
Pas mposhtjes së bardhezinjve në Torino, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, “Special One” iu përgjigj fyerjeve të vazhdueshme nga tifozët e Juventusit, duke i treguar të gjithë stadiumit tre gishta, si kujtim të kurorës së trefishtë që fitoi me Interin në vitin 2010. Një episod, që Conte e komentoi, duke u bazuar te figura e trajnerit portugez: “Ai fitoi kurorën e trefishtë dhe tre kampionate me Chelsea, kështu që ka mundësinë për ta bërë një gjest të tillë. Ai duhet të respektohet, sepse ka fituar kaq shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat