Ky futbollist serb ka vdekur, por babai i tij iu bashkua shqiptarëve në greva kundër Serbisë - Bota Sot
Ky futbollist serb ka vdekur, por babai i tij iu bashkua shqiptarëve në greva kundër Serbisë

Futboll

Ky futbollist serb ka vdekur, por babai i tij iu bashkua shqiptarëve në greva kundër Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:04
I ndjeri Goran Popuvac

Historia është interesante! Askush nuk guxon ta harrojë historinë e popullit shqiptar të Kosovës që hoqi shumë nga pushtuesi serb! Por një histori që tregohet nga disa ish futbollist të gjeneratës së artë të Prishtinës, vërtet është mahnitëse! Ish futbollisti serb, i ndjeri Goran Popuvac, me vite ka luajtur në petkun e Prishtinën, në kohën edhe të kapitenit Fadil Vokrri deri në fund të viteve të 80-ta. Goran Popuvac ka vdekur siç raportohet në vitin 2009.  

Greva e famshme e 3 shtatorit të vitit 1990, që ishte organizuar nga BSPK, njihet si greva më e madhe në historinë e BSPK-së dhe e shqiptarëve kundër okupatorit serb. Ajo ka qenë grevë e përgjithshme, ku ishte manifestimi më i fuqishëm i kërkesave të punëtorëve për mbrojtjen e të drejtave sindikale në Kosovë dhe një lloj referendumi për liri e pavarësi.  Burimet e sigurta tregojnë një detaj interesant.

“Babai i Goran Popuvacit, Nedelko, atëkohë ka qenë sekretar i komitetit komunal të Prishtinës dhe ai iu bashkua greva të shqiptarëve kundër Serbisë. Bile Serbia iu hakmor shumë Nedelkos pse ishte në krahun e shqiptarëve.  Nedelko përkrahu shqiptarët atëkohë dhe u fut në grevë së bashku me ta. Kjo serbët i kishte revoltuar keq dhe nuk mund të besonin se ka ndonjë serb që është në krahun e shqioptarëve dhe kundër Serbisë”, tregon një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...