Po të mundte Zvezda sot do t’i zhdukte këto foto kur u turpërua nga shqiptarët!

Futboll

Po të mundte Zvezda sot do t’i zhdukte këto foto kur u turpërua nga shqiptarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:54
Po të mundte Zvezda sot do t’i zhdukte këto foto kur u turpërua nga shqiptarët!

Dikush pyeste në Beograd në mes të qytetit atëkohë, se çka po ndodhë, siç tregojnë dëshmitarët e ngjarjes së 16 tetorit të vitit 1983! Beogradi hallakatet, disa tifozët të rrahur e disa të arrestuar, kinse kanë brohoritur tifozët e Prishtinës: Eho, eho! Rrëmuja ngjau sepse Cërvena Zvezda e Beogradit u turpërua keq me rezultat 3:1 nga Prishtina e asaj kohe pikërisht në javën e 11-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Image

Po të mundte Zvezda sot do t’i zhdukte këto foto kur u turpërua nga shqiptarët!

Prishtina ishte debutuese por shumë e frikshme dhe me golat e Agim Canës dhe Zoran Batroviqit e bënë Serbinë me vaj! Dhe, dashamiri i flaktë i sportit, Xhevdet Kastrati, ka postuar një faqe me fotografi të ilustruara bardhezi dhe shihet si ranë në gjunjë lojtarët e Zvezdës.  

Cërvena Zvezda-Prishtina    1:3  (1:0)
Beograd, 16 tetor të vitit 1983.
Stadiumi i ‘Marakana’. 
Shikues: 10.000.  
Gjyqtar: Stipe Glavina.
Shënues: Boshko Gjurovski (30’-nga penalltia) - Cana (55), Batroviqi (68’ e 72’).
Cërvena Zvezda: Ivkoviq, Komadina (Gjuroviq), Jovin, Bankoviq, Elsner, B. Gjurovski, Shestiq, Millojeviq, Nikoliq, Janjanin dhe Mërkella.
Prishtina: Shujica, Shengyli, Sinani, Cimili, Gruevski, Rama, Mehinoviq, F. Muriqi, Vokrri (Rugova), Cana dhe Batroviqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat