Në Spanjë të sigurt, Hazard transferohet te Real Madridi

Futboll

Në Spanjë të sigurt, Hazard transferohet te Real Madridi

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:48
Eden Hazard

Futbollisti belg është shumë pranë kalimit në Santiago Bernabeu.

Eden Hazard do të jetë blerja e madhe e Real Madridit për sezonin 2019-2020. Sipas gazetës së afërt me klubin Marca, marrëveshja me futbollistin belg do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

Mes palëve ka një marrëveshje , që është arritur pas shumë muajsh bisedime intensive. Po sipas kësaj gazete, Chelsea do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga ky transferim.

28-vjeçari mësohet se ka refuzuar tri ofertë të drejtuesve të Bluve për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte me çdo kusht t’i bashkohej Real Madridit, nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Deri në mbyllë të sezonit Hazard ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivit të mbetur: kualifikimit në Ligën e Kampionëve nëpërmjet Premier Ligës dhe fitimit të Ligës së Evropës, ku Chelsea tashmë është në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat