Solskjaer shpërthen në kritika: Këta tre lojtarë nuk mund të fshihen, të kthehen në realitet!

Futboll

Solskjaer shpërthen në kritika: Këta tre lojtarë nuk mund të fshihen, të kthehen në realitet!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:56
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United ka dalë në konferencë për shtyp në prag të transfertës me Everton, që do jetë përcaktuese për të synuar vendin e katërt në Premier League.

Norvegjezi theksoi se tre lojtarët kryesor të skuadrës: Pogba, Martial dhe Rashford kanë pësuar rënie të ndjeshme të rendimentit të tyre të lojës dhe shtoi se ka biseduar veçanërisht me secilin prej tyre.

*Renditja aktuale e 6 vendeve të para të Premier League.

“Kam mësuar shumë rreth tyre gjatë këtyre muajve që jam këtu. Shumica prej tyre më kanë impresionuar me sjelljen e tyre, ndërsa disa të tjerë duhet të kthehen në realitet dhe të kuptojnë se ku janë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje nuk ka një vend ku lojtarët mund të fshihen në fushë. Të gjithë duken se në çfarë niveli janë”, tha Solskjaer.

“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë për atë që ndodh këtu, por performanca e tyre në fushë është përcaktuese për rolin që ata kanë”, vijoi më tej trajneri i “Djajve të Kuq”.

Tre lojtarët e lartpërmendur kanë qenë në formë shumë të dobët në ndeshjen ndaj Barcelonës, që e humbën 4-0 në “Camp Nou”.

“Kam biseduar individualisht me ta dhe ata e dinë se çfarë pres prej tyre”, vijoi më tej norvegjezi.

Manchester United ka tre ndeshje përcaktuese në javët në vijim pasi do të përballet me Everton, Manchester City dhe Chelsea.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat