Alarmohet Zidane, titullari përplaset keq me Vinicius dhe thyen shpatullën

Futboll

Alarmohet Zidane, titullari përplaset keq me Vinicius dhe thyen shpatullën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:26
Alvaro Odriozola

Lajme të këqija vijnë nga stërvitja e pasdites së të premtes së Real Madridit, në prag të ndeshjes me Atheltic Bilbao.

Sipas informacioneve të minutës së fundit nga “AS”, bëhet me dije se Alvaro Odriozola është larguar menjëherë nga qendra stërvitore për në spital, pasi u përplas fort me Vinicius Junior.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka ndjerë dhimbje të forta në shpatull, ndërsa mendohet se ai ka thyer klavikulën.

Vetë klubi ka dalë në një njoftim, ku bëri me dije se nga ekzaminimet rezulton se Odriozola ka një frakturë në klavikulë, ndërsa detajet të reja pritet të mësohen nga kontrollet më të detajuara.

Odriozola ishte ndër lojtarët më të aktivizuar nga Zinedine Zidane, në 4 nga 5 ndeshjet e fundit ka luajtur si titullar, ndërsa në këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat