Klopp e tregon arsyen se pse nuk po luan Shaqiri

Futboll

Klopp e tregon arsyen se pse nuk po luan Shaqiri

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:14
Klopp e tregon arsyen se pse nuk po luan Shaqiri

Liverpooli po kalon në një formë të shkëlqyer këtë edicioni, ku është në garë për titullin kampion në Angli si dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, ka gjetur kohë të flas rreth arsyes se pse nuk po luan Xherdan Shaqiri.

Para Krishtlindjeve, Shaqiri ishte një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve të Liverpoolit.

Golat ndaj Manchester United e ndihmuan shumë dhe mediat angleze e kishin quajtur ‘marrëveshjen e vitit’.

Ai kaloi nga Stoke City në Liverpool për 15 milionë euro.

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe ai po aktivizohet rrallë, ose aspak.

Kështu ndodhi edhe të mërkurën ndaj Portos, ku fituan 4:1 dhe kualifikimi dukej i sigurt, por Shaqiri nuk u aktivizua, shkruan bluewin.ch.

Pas ndeshjes, gazetari i SRF, Dani Kern e pyeti Jurgen Klopp në situatën me Shaqirin.

“Në Zvicër jeni shumë i popullarizuar, por kjo ka rënë pak për shkak se nuk po luan Shaqiri. Çfarë po ndodh?”. Përgjigja e gjermanit është shumë e shkurt. “Asgjë në fakt”.

“Gjithçka është në rregull. Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë çështje, sepse nuk ka ndodhur asgjë fare”, shton tutje Jurgen Klopp.

Ai arsyetohet se konkurrenca është e madhe, dhe ekipi që ka është shumë cilësor. “Për atë se çfarë ka treguar në stërvitje, ka luajtur shumë pak”.

Shaqiri kishte probleme me lëndime, por duket se i ka tejkaluar ato.

“Ju (zviceranët) mund të jeni të hidhëruar me mua, por mos u shqetësoni. Jam shumë i lumtur që e kam atë”, përfundoi Jurgen Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat