Armë, drogë dhe 1 milionë euro në makinë

Futboll

Armë, drogë dhe 1 milionë euro në makinë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:49
Armë, drogë dhe 1 milionë euro në makinë

Një person me identitetin Klement Turpi është vënë në pranga nga policia franceze pas një operacioni anti-drogë. Të gjithë janë befasuar në momentit e bërjes publik të lajmit, pasi Klement Turpi është gjyqtari francez që vendosi drejtuesi në gjysmëfinalen e Championsit mes Ajaksit dhe Juventusit në Torino.

Por në fakt nuk bëhet fjalë për Klement Turpinin e vërtetë, por një person tjetër, që kishte përdorur identitetin e tij.  Një 34-vjeçar i quajtur Munir A, i kishte vjedhur identitetin gjyqtarit të famshëm francez, për të kaluar me lehtësi kontrollet policore.

Image

“Nuk jetoj në kështjella, nuk kam kaq shumë parà. Nuk kam të bëj aspak me këtë çështje. Ajo që mund të them është se profesioni i gjyqtarit është i rrezikshëm, pasi rrezikon të të vjedhin edhe identitetin”, ka thënë Turpin për “L’Equipe".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat