Jose Mourinho thotë se Liverpooli duhet ‘të krijojë një kafaz’ për të ndaluar Lionel Messin

Futboll

Jose Mourinho thotë se Liverpooli duhet ‘të krijojë një kafaz’ për të ndaluar Lionel Messin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:09
Jose Mourinho

Liverpooli dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve ku do të tentojnë që të japin më të mirën nga vetja.

Liverpooli pasi arriti ta mposht Porton me rezultat të thellë në 1:4 ju bashku skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Ndërsa ish-tekniku i Mna United, Jose Mourinho ka treguar se cila është mënyra e vetme që mbrojtësit e Liverpoolit ta ndalin ‘jashtëtokësorin’ Messin.

“Messi ka një sezon fenomenal dhe kur tani Cristiano Ronaldon është jashtë Ligës së Kampionëve, kështu Messi e di se topi i artë po pret atë”, tha Mourinho.

“Messi është i lehtë për t’u kuptuar, por nuk është e lehtë të krijosh një kafaz për ta kontrolluar atë, sepse ai vjen nga e djathta, por pastaj qëndron në mes.

“Kur Messi ka topin, një, një, një, ju jeni të vdekur, prandaj unë kurrë nuk e kam pëlqyer njeriun ndaj Messit, Messi është një ‘UFO’, ju duhet të krijoni një kafaz të çeliktë për të,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat