Valverde: Liverpool? Do të jetë ndeshje interesante dhe e vështirë

Futboll

Valverde: Liverpool? Do të jetë ndeshje interesante dhe e vështirë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:05
Traineri i Barcelones

Valverde beson se do ta kenë të vështirë në gjysmëfinale kundër Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar ndeshjen me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai beson se do të jetë një ndeshje mjaft interesante, për faktin se e konsideron Liverpoolin një skuadër të mirë dhe shumë në formë.

“Një rival i fuqishëm që po demonstron potencialin si sezonin e kaluar, ashtu edhe këtë edicion”, tha Valverde.

“Tani ata janë në gjysmëfinalet, ata kanë bërë një garë të madhe dhe po luftojnë për Premierligën”.

“Është një ndeshje mjaft tërheqëse për të gjithë dhe do të jetë vërtet shumë e vështirë”.

“Por, ne do të japim gjithçka kundër një Liverpooli që po bën mirë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat