Rivaldo: Ai që tani e meriton “Topin e Artë”

Futboll

Rivaldo: Ai që tani e meriton “Topin e Artë”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:52
Rivaldo

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo deklaroi se Lionel Messi meriton të fitojë që tani trofeun e tij të gjashtë të “Topit të Artë”, edhe sikur të mos ngrejë në qiell trofeun e Champions Leagues.

“Është e pamundur të përshkruash Messin. Ai më pëlqen aq shumë  dhe ndihem shumë keq për faktin që nuk ka mundur dot të fitojë një Kupë Bote me Argjentinën. Është një trofe që e meriton, sepse një futbollist i klasit botëror si ai duhet të jetë kampion bote”, deklaroi Rivaldo për Goal.

“Ai ka shënuar gola, ka asistuar dhe duke qenë golashënuesi më i mirë në La Liga për kaq shumë kohë e gjithashtu për atë që ka bërë në Champions League, ai duhet shpërblyer. Edhe sikur të mos e fitojë Champions League, Messi meriton që tani “Topin e Artë””, vijoi braziliani Rivaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat